Lajme

Amerika e bën të qartë: Marrim pjesë në takimin e nesërm Kosovë-Serbi

Pas situatës së tensionuar në veri të vendit dhe vendimit që së fundi mori Qeveria e Kosovës nesër pritet që shumë gjëra të sqarohen në Bruksel, apo njohur ndryshe si vendi i dialogut për të dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë.

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të takohen në Bruksel me palën serbe për të diskutuar lidhur me vendosjen e reciprocitetit për targat provuese si dhe tensionimin e situatës në veri pas protestimit të serbëve dhe vendosjes së barrikadave të shumta në rrugët që qojnë drejt pikave kufitare.

Në një përgjigje të dhënë për gazetarët nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e SHBA-së në këtë zhvillim të dialogut.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se është Zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime që do të bëhen në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim propozimin e BE-së për të organizuar diskutime këtë javë, mbi këtë çështje dhe të tjera. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të riangazhohen në mënyrë të hapur, serioze dhe të menjëhershme. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të udhëtojë në Bruksel këtë javë që të marrë pjesë në këto bisedime”, u tha në përgjigjen e ambasadës.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Në konfirmimin e ambasadës për pjesëmarrjen e ShBA-së në dialogun Prishtinë-Beograd, gjithashtu u theksua se ShBA-të vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin më të ngushtë rajonal për të eliminuar barrierat për lëvizjen e lirë, tregtinë dhe investimet në dobi të të gjithë qytetarëve në Ballkanin Perëndimor.

Kurse lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë bashkë me Bashkimin Evropian dhe Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë në hapa të menjëhershëm për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, rrezikojnë përparimin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që mund të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë.

Vazhdimi i takimeve në kuadër të dialogut është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano i cili ka deklaruar se mbështesin Kosovën dhe Serbinë dhe se janë për gjetjen e një zgjidhje për targat.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Që nga data 20 shtator, Qeveria e Kosovës saktësisht Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim që të vendoset reciprocitet ndaj shtetit serb, ku të gjitha automjetet të cilat duan të hyjnë në territorin e vendit tonë duhet të posedojnë targat e përkohshme në të kundërtën hyrja e tyre do të pamundësohet.

Por kundër këtij vendimi vazhdojnë të jenë shumë serbë që për nëntë ditë rresht kanë vazhduar të protestojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Përpos këngëve nacionaliste dhe provokimeve që bëheshin në drejtim të Njësive të Specializuara të Kosovës, ata kanë vendosur edhe kamionë të ndryshëm në formë barrikadash që të pamundësohet lëvizja në këto pika administrative të kufijve.

Në Zveçan dhe Zubin Potok gjatë ditëve të kaluara pati edhe incidente ku nga zjarri u përfshinë dy objekte të cilat funksionin në kuadër të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve.

Reagime të shumta për situatën e krijuar në veri pati nga ndërkombëtarët, ku vazhdimisht u theksua se zgjidhja e vetme vazhdon të jetë dialogu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *