Ambasadorja Kim: Nuk ka arsye pse Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri në fund të vitit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, i ka bërë thirrje udhëheqësve që të tregojnë vullnet për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan: “KED duhet të mblidhet këtë javë për të përmbyllur vlerësimin dhe për t’i dërguar Presidencës dhe Parlamentit listën e kandidatëve. Proceset duhen respektuar, por nuk duhet abuzuar me to. Nuk ka arsye pse Gjykata Kushtetuese mos të jetë funksionale deri në fund të vitit. Është çështje vullneti. Liderët duhet të tregojnë vullnet”.