Bota

Ambasadori ukrainas kritikon gjestin “thjesht simbolik” për helmetat gjermane

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani ka kritikuar premtimin e Berlinit për të dërguar 5000 helmeta luftarake në Ukrainë si një “gjest thjesht simbolik”.

“Është vetëm një pikë në oqean. Nuk është madje as një çmim ngushëllues,” tha ambasadori Andriy Melnyk për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. “Ukraina pret një kthesë 180 gradë nga qeveria federale, një ndryshim të vërtetë paradigme.”

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Berlini ka refuzuar t’i shesë armë Ukrainës, pavarësisht se shtetet e tjera anëtare të NATO-s e bëjnë këtë.

Rruga Press

YouTube player