Lajme

Ambasadori Rohde promovon bukuritë e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka publikuar një video ku përmbledh çastet e kaluara në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë. 

Madje, në disa momente ai shihet edhe duke bërë fli e duke mbledhur boronica.

Krahas videos së publikuar në platformën X, Rohde ka thënë se  ka përjetuar një aventurë të bukur me ngjitjen në Gjeravicë.

Lexo më shumë  Socialistët e Francës ruajnë pushtetin në qytetet kryesore në zgjedhjet lokale

“Kalova një kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe. Shikoni videon përmbledhëse dhe bashkohuni me mua herën tjetër”, ka shkruar Rohde.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore
YouTube player