Ambasadori italian rikthehet në Kiev
I fundit që u largua nga Kievi dhe ndër të parët që u kthye.
Ambasadori italian Pier Francesco Zazo, i cili në transferimin e selisë diplomatike në Lviv kishte arritur të evakuonte 20 të mitur nga kryeqyteti ukrainas, mes tyre gjashtë foshnja, u kthye me stafin e tij në Kiev për të rifilluar punën e tij.
Kështu, menjëherë pas njoftimit të ministrit të jashtëm italian Luigi Di Maio, ambasada italiane është ndër zyrat e para diplomatike që rihap dyert e saj në Kiev.
Në fakt kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, ka ftuar qytetarët e tij që të mos kthehen në kryeqyet, pasi ende është nën bombardimet ruse, dhe iu bëri thirrje atyre të qëndrojnë në vende më të sigurta.
Rruga Press