Lajme

Ambasadori i ri i ShBA-së: Mezi pres të kthehem në Prishtinë, të punoj për të forcuar marrëdhëniet ShBA-Kosovë

Ambasadori i sapoemëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se mezi po pret të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.

Ai këtë e ka shkruar në Twiterr, duke iu përgjigjur urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili e uroi për pozitën.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

“Faleminderit. Mezi po pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar e thelluar edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë”, shkruan Hovenier në Twitter.

Nënkryetari i Kuvedit të Kosovës nga radhët e  PDK-së, Hoxhaj ka uruar Hovenier për emërimin e tij si ambasador në Kosovës, duke thënë se i vjen mirë që po sheh një mik të kahershëm të Kosovës që po kthehet prapë në vendin tonë.

“Urime miku im për emërimin ambasador i ShBA-së në Kosovë. Është mirë të shoh një mik dhe mbështetës të kahershëm të vendit tonë të kthehet. Partneriteti dhe aleanca e Kosovës dhe ShBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike”, shkruan Hoxha në urimin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *