Lajme

Ambasadori i BE ia thotë në sy Spiropalit: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato në takimin që po zhvillohet në Kuvend  me drejtuesit e institucioneve të pavarura ka shprehur rezerva për mënyrën sesi Parlamenti i ka injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respekt të plotë të Kushtetutës që kanë të bëjnë me kontrollin dhe balancën. Siç u përmend edhe në raportin e fundit të zbatimit të shtetit të së drejtës, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi midis Parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Në këtë kontekst Parlamenti duhet të raportojë siç duhet në rastet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura por edhe komisionet e ndryshme, si Komisioneri kundër Diskriminimit, apo Gjykata Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik”, tha Gonzato, raporton A2.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Duket se tërheqja e vëmendjes nga Gonzato shkon për socialistët, të cilët kanë vendosur t’i kërkojnë opinion Komisionit të Venecias për mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka duke injoruar Kushtetuesen, shkruan A2.

Madje socialistët përmes ish-kreut të Grupit Parlamentar, Blendi Çuçi janë shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i imponohet deputetëve për votën e tyre, pasi përmes kartonëve në Kuvend rrëzuan kërkesën për heqjen e mandatit.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Rruga Press

YouTube player