Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë: Qytetarët e Kosovës duhet ta ushtrojnë të drejtën e votës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e votës dhe të përcaktohen lirshëm për zgjedhjet e tyre.
Orav ka vizituar një qendër votimi në Vushtrri.
“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë, për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet ta ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirshëm zgjedhjen e tij”, ka shkruar Orav në platformën X.
Rruga Press