Ambasadori gjerman Rohde: Mezi presim ta shohim Kosovën në Këshill të Evropës
Mbështetje për aplikimin e Kosovës në KiE ka dhënë ambasadori gjerman në Kosovë, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Duke përshëndetur aplikimin e Kosovës, Rohde ka thënë se Gjermania mezi pret ta sheh Kosovën në KiE.
“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Kosova i takon Këshillit të Evropës.
Gjitha të mirat për procesin e anëtarësimit”, ka shkruar ai.
Looking forward to seeing Kosovo as part of the Council of Europe @coe family who work together to promote human rights, democracy and the rule of law.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 13, 2022
Kosovo belongs in the Council of Europe.
All the best for the membership bid! https://t.co/BBHPGXnGyY
Rruga Press