Ambasadori Dugolli takon Bidenin në Shtëpinë e Bardhë
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka takuar në Shtëpinë e Bardhë, presidentin amerikan Joe Biden.
Ai ka postuar në Twitter fotografinë nga takimi, ndërsa është shprehur krenar për lidhjen unike mes dy shteteve.
“Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë – SHBA dhe për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai si përshkrim të fotografisë.
Rruga Press