Lajme

Ambasadori bullgar vizitë ministrit Konjufca, e fton në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të mbahet në Sofje

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Në takim, Ambasadori Kraevski e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë. U theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Lexo më shumë  Belgjikë, Shqipëri e kthim: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

Ambasadori Kraevski e ftoi zyrtarisht Zëvendëskryeministrin Konjufca për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili do të mbahet në Sofje në Qershor 2026.

Rruga Press

YouTube player