Lajme

Ambasadori britanik në takim me Kurtin: Mbretëria e Bashkuar ka qenë aleat i Kosovës në ditë të mira e të këqija

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është pritur në takim nga kryeministri Kurti.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar ka qenë aleat i Kosovës në kohë të mira e të këqija.

“Në kohë të mira e të këqija, Britania ka qenë aleat i Kosovës dhe do të ketë gjithmonë në zemër interesin e saj më të mirë. Ishte kënaqësi që pata takimin njohës me kryeministrin Kurti dhe që diskutova bashkëpunimin e gjerë mes Britanisë dhe Kosovës dhe si ta thellojmë”, ka shkruar ambasadori.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Hargreaves ka thënë se shpreson që Kurti ka kaluar mirë në Irlandën Veriore.

Rruga Press

YouTube player