KryesoreLajme

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar për arritjen historike që po ndodh në Hamburg, ku pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova po garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Ajeti shprehet se ky moment është një arritje e jashtëzakonshme, jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën gjermane.

Së bashku me udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Hamburg, Mizbah Mustafa, Ajeti mirëpriti dhe zhvilloi biseda me kandidatët që po konkurrojnë në këtë proces historik: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU), Sami Musa (FDP)

Lexo më shumë  300 banesa banesa të përmbytura në Durrës, flasin banorët: Është hera e tretë, Bashkia duhet të ndërhyjë! Është dëmtuar çdo gjë që ka kapur uji

Në fjalën e tij, Ajeti i ftoi shqiptarët e Hamburgut të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar se çdo votë është një zë më i fuqishëm në institucionet gjermane. Ai shtoi se dikur, zëri i mërgatës shqiptare dëgjohej përmes protestave në rrugët e Hamburgut, ndërsa tani mund të dëgjohet në parlamentin e këtij landi.

Sipas Ajetit, pavarësisht se kandidatët vijnë nga parti të ndryshme politike, ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që mund t’i ndajë. Ai inkurajoi shqiptarët të bëhen pjesë e kësaj historie të madhe, duke u bërë dëshmitarë të një momenti të rëndësishëm për komunitetin.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e ri jo-rezident të Jordanisë, flasin për marrëdhëniet mes dy shteteve
YouTube player