Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar të hënën kryeministrit Albin Kurti në zyrën e tij në ndërtesën e Qeverisë.
Takimi mes ambasadorëve dhe Kurtit ka përfunduar.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e takimit dhe nëse është takim i rregullt.
Asociacioni dhe tema e dinarit kanë qenë shumë të përfolura në javët e fundit në mes të dy palëve.
Rruga Press