BotaKryesore

Gjatë fjalimit të ministrit rus në mbledhjen e OKB-së ambasadorët dhe diplomatët u larguan nga salla

Kishte një largim masiv nga salla kur po mbahej Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ndërkohë që ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli sot.

Ambasadorët dhe diplomatët u fotografuan duke dalë nga dhoma, ndërsa zoti Lavrov (në ekran) i drejtohej me një video-mesazh të para-regjistruar Konferencës për Çarmatimin në Gjenevë, Zvicër.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se deklarata e tij ishte “plot me dezinformata” dhe nuk meritonte vëmendjen e anëtarëve të tjerë.

“Rusia është e izoluar dhe duhet të ketë turp të ulet në dhomën e OKB-së”, tha ajo.

Diplomatët u ngritën dhe u larguan nga dhoma kur filloi të luhej video-mesazhi i regjistruar paraprakisht i zotit Lavrov, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, Presidenti i KE-së: E papranueshme!

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *