Bota

Ambasadave të Ukrainës në të gjithë Evropën, iu dërgohen kuti me sy kafshësh të lyera me gjak

Pakot të spërkatura me gjak, që mbanin brenda sy të nxjerrë kafshësh, janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës në shtatë vende evropiane ditët e fundit.

“Pakot e përgjakshme” u dorëzuan në ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali dhe në konsullatat e saj në Napoli të Italisë; në Krakov të Polonisë dhe në qytetin çek të Brno, sipas Oleg Nikolenko, një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Një kuti me sy kafshësh, e lyer me gjak, iu dërgua gjithashtu në ambasadën e Ukrainës në Madrid, e cila ishte ndër gjashtë adresat në Spanjë që iu dërguan zarfe-bombë në fillim të kësaj jave.

“Pakot përmbanin sy kafshësh,” shkroi Nikolenko në një përditësim në faqen e tij në Facebook më 2 dhjetor. “Vetë pakot ishin zhytur në një lëng me ngjyrë karakteristike dhe kishin erën përkatëse.”

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Dmytro Kuleba, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, tha se pakot që po dërgoheshin në ndërtesat diplomatike ukrainase ishin pjesë e një “fushate terrori dhe frikësimi të mirë-planifikuar ndaj ambasadave dhe konsullatave ukrainase”.

“Duke mos qenë në gjendje të ndalojnë Ukrainën në frontin diplomatik, ata përpiqen të na frikësojnë”, shtoi ai. “Megjithatë, mund të them menjëherë se këto përpjekje janë të kota. Ne do të vazhdojmë të punojmë efektivisht për fitoren e Ukrainës.”

Autoritetet spanjolle raportuan se gjithsej gjashtë zarfe-bombë u dërguan në disa zyra në vend gjatë javës së kaluar, duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit Pedro Sánchez dhe ambasadën amerikane.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Kjo është padyshim një formë e re terrorizmi,” tha Kuleba për letrat bomba. “Ne po punojmë shumë aktivisht, së bashku me autoritetet spanjolle, për të zbuluar se kush qëndron pas këtyre.. Sigurisht, ne kemi një hamendësim se kush është dërguesi, por duhet të gjurmojmë të gjithë rrjetin e agjentëve dhe të njerëzve të përfshirë në këtë fushatë. “

Ambasada ruse në Madrid e dënoi zyrtarisht letrën-bomba të enjten, duke thënë në një postim në Tëitter se “çdo kërcënim apo sulm terrorist, veçanërisht ato të drejtuara ndaj misioneve diplomatike, janë plotësisht të dënueshme”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *