Lajme

Ambasada Gjermane e demanton lajmin rreth aplikimeve për viza të ushtarëve të Kosovës

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë e ka demantuar lajmin e portalit “Albanian Post” rreth pretendimeve se qindra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë aplikuar për viza pune gjermane.

Ambasada gjithashtu ka mohuar pretendimet e medias në fjalë, se ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj për numrin e madh të ushtarëve të FSK që duan viza gjermane pune.

Ambasada e Gjermanisë në një përgjigje për KALLXO.com e ka quajtur të rremë lajmin në fjalë.

“Ambasada Gjermane e konfirmon informacionin e ofruar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila lajmin e publikuar rreth takimit në mes të Ministrit Mehaj dhe Ambasadorit Rohde e quan “lajm të rrejshëm” dhe “trillim të plotë”, thuhet në përgjigjen e tyre me shkrim.

Ambasada ka treguar rreth takimit të ambasadorit Rohde me ministrin Mehaj.

“Përderisa Ambasadori Rohde dhe Ministri i Mbrojtjes Mehaj kanë biseduar për një sërë çështjesh të interesit bilateral, tema e aplikimeve për viza nuk ka qenë njëra nga to. Për më tepër, lidhur me artikujt e publikuar, Ambasada Gjermane nuk është kontaktuar drejtëpërdrejtë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për KALLXO.com.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Në anën tjetër, nuk mund të dihet se vërtetohet se sa ushtarë të FSK-së ose qytetarë me profesione dhe të dhëna të tjera perosnale, aplikojnë për viza.

Statistikat rreth vizave i publikon Ministria e Jashtme Federale në baza vjetore.

“Krypometri” ka gjetur se statistikat për vitin 2021 dhe 2022 nuk janë publikuar ende dhe se të dhënat personale të aplikuesve, nuk vlerësohen për statistika.

Gjithashtu, statistikat rreth vizave të lëshuara nuk deshifrohen sipas profesionit, sektorëve, vendit të lindjes, apo moshës.

Statistikave më të detajuara rreth vizave për vitet 2019 dhe 2020 mund t’iu qaseni përmes uebfaqes së Ministrisë së Jashtme Federale në këtë LINK, të cilat janë vetëm në gjuhën gjermane.

Edehe Ministria e Mbrojtjes e ka quajtur “lajmë të rremë” dhe “trillim të plotë” raportimin e portalit “Albanian Post”.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“Dezinformata se, kinse, tema e aplikimit për viza e pjesëtarëve të FSK-së, ka qenë temë diskutimi në takimin e tyre, është absurde, plotësisht e pavërtetë, dhe ka për qëllim dezinformimin dhe shkaktimin e konfuzionit të opinionit, qytetarëve dhe aleatëve tanë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë të publikuar më 8 shkurt 2022.

Ministria tutje ka demantuar edhe pjesën e raportimit ku thuhet se shumë ushtarë të Kosovës kanë aplikuar për viza pune.

“Gjithashtu, gënjeshtra për gjoja aplikimin për vizë të qindra pjesëtarëve të FSK-së në Ambasadën Gjermane,   ka qëllim për të paraqitur rrejshëm, një situatë shqetësuese dhe gjoja nivel të lartë demotivimi në radhët e pjesëtarëve të FSK-së”, thuhej tutje në reagim.

Media online “Albanian Post” më 7 shkurt 2022 ka publikuar artikullin me titull “Skandal: Qindra ushtarë të FSK-së aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë”./Kallxo.com/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *