Lajme

Ambasada franceze: Lajm i mirë progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

E pas këtij raporti të IT-së ka reaguar edhe Ambasada e Francës në Kosovë.

Ambasada franceze e ka quajtur lajm të mirë përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

“Lajm i mirë. Kosova shënon progres duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Rruga Press

YouTube player