Lajme

Ambasada e Holandës reagon pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për Belinda Ballukun: Kërkesë kyçe për progresin drejt BE-së

Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson mbështetjen e Holandës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se lufta efektive kundër korrupsionit, edhe në nivelet më të larta, është një nga kushtet kyçe të këtij procesi.

Lexo më shumë  Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit në Shqipëri paralajmërojnë rritje kostosh

Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri shprehet:

“Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për progres në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për të garantuar këtë proces.”

Lexo më shumë  Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes

Rruga Press

YouTube player