Ambasada amerikane për helmimet në Deçan: Gazetarë dhe qytetarë injoroni thashethemet, pritni për faktet
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar për helmimet e qytetarëve në Komunën e Deçanit. Në një postim në Twitter ambasada e ShBA-së ka bërë thirrje që të injorohen thashethemet dhe të pritet për faktet.
Ambasada amerikane në reagim ka shkruar se nga testet e para Ministria beson se bakteriet janë shkaku i simptomave të të helmuarve.
“Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga emergjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave. Gazetarë, qytetarë – injoroni thashethemet. Prisni për fakte”, thuhet në reagim.
Rruga Press