Lajme

Ambasada amerikane pëlqen postimin ku Vuçiqi thotë se 9 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

Profili në Twitter i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka pëlqyer një postim në të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Një ditë më pas, Ambasada e ka hequr pëlqimin. 

“Vuçiq rendit nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur”, është titulli i lajmit të shpërndarë nga “Vaseljenska TV” të cilin e ka pëlqyer Ambasada amerikane në Prishtinë.

Lajmi është i publikuar në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Reagim për këtë pati deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili në hapësirën e komenteve ia ka kujtuar Ambasadës se çfarë thotë postimi të cilin ata e kanë pëlqyer.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”

Pas reagimeve, Ambasada amerikane mëngjesin e së enjtes e ka hequr pëlqimin në postim. 

Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se nëntë shtete – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Barbuda, Saint Lucia, Maldivet – e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, duke shtuar se po presin edhe të dhjetin.

Ambasada e SHBA-së sqarohet për pëlqimin e lajmit për çnjohje: Nuk është bërë qëllimisht

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dhënë sqarim lidhur me pëlqimin që i ka bërë një lajmi në Twitter, në të cilin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

Përmes një emaili dërguar nga ambasada në të cilin citohet një zëdhënëse, Jud Katherine, thuhet se ai lajm nuk është pëlqyer qëllimisht.

Gjithashtu thuhet se janë duke e shqyrtuar situatën për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës së SHBA-së nuk ka ‘pëlqyer’ qëllimisht asnjë postim në Twitter gjatë 24 orëve të fundit. Ne po shqyrtojmë situatën për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Siç u theksua më parë: kur kemi një pozicion për të artikuluar, ne e bëjmë këtë nëpërmjet deklaratave zyrtare – jo nga një ‘like’ e mediave sociale”, thuhet në deklaratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *