Ambasada Amerikane në Kosovë “merr kthesë” 180 shkallë: SHBA-të dënojnë ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë ndaj KFORIT në Zveçan.
Hovenier përmes një postimi në Twitter ka dënuar veprimet e dhunshme të protesuesve serbë përfshirë përdorimin e eksplozirëve teksa ka kërkuar që këto veprime të ndalen menjëherë.
”ShBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR, trupat që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ndryshe, në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.
Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
The U.S. strongly condemns the violent actions of protesters in Zvecan today, including the use of explosives, against @NATO_KFOR troops seeking to keep the peace. We reiterate our call for an immediate halt to violence or actions that inflame tensions or promote conflict.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 29, 2023
Rruga Press