Lajme

Ambasada amerikane: Marrëdhënia me Kosovën ka potencial të fuqishëm për tregti dhe investime

E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re.

Në njoftimin e lëshuar nga ambasada thuhet se “presim me padurim angazhim konstruktiv për të avancuar prioritetet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet rajonal.”

Lexo më shumë  Kurti: Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport

Më tutje thuhet se marrëdhënia mes dy vendeve ka potencial të madh në zgjerim të investimeve dhe tregtisë.

“Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim një angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung

Rruga Press

YouTube player