Bota

‘Amazon’ kritikohet për shkak të sigurisë në depon e shkatërruar nga tornado

SHBA- Kompania, Amazon, po ballafaqohet me shumë pyetje, lidhur me politikat e sigurisë dhe shëndetit, në depon e saj në shtetin, Illinois pasi gjashtë punëtorë vdiqën pas shkatërrimit të objektit nga tornado.

Tornado të fuqishme goditën disa shtete të SHBA-së dhe deri më tani numri i të vdekurve vlerësohet se mund të arrijë në, 100. Shteti më i dëmtuar nga tornado është, Kentaki.

“Diçka e këtillë nuk do të ndodhte kurrë nëse do t’u bënte më shumë për jetët e njerëzve sesa prodhimin”,– komentoi motra e njërës prej viktimave në depon e kompanisë, Amazon, në rrjete sociale.

Lexo më shumë  Danimarka përdor asetet e sekuestruara ruse për të financuar artilerinë për Ukrainën

Çatia e depos ishte shkatërruar të premten më 10 dhjetor.

Por, Amazon u përkujdes që menjëherë të ofronte përgjigje. Nëpërmes zëdhënëses, Kelly Nantel, kompania tha se “është shumë e prekur nga vdekjet e punëtorëve të saj”.

Megjithatë, mbetet pikëpyetje nëse kompania kishte strehë adekuate për punëtorët e saj? Nëse punëtorët u udhëzuan të laroheshin menjëherë nga vendet e punës kur rreziku afrohej? Apo, të anulohej turni i 10 dhjetorit, meqë dihej se stuhia do të godiste shtetin Illinois.

Kompania pohon që ekipi punoi “jashtëzakonisht shpejt” për t’u siguruar që sa më shumë punëtorë dhe partnerë do të arrinin në strehë.

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë me dhjetëra dronë Rusinë, Kremlini pretendon se i ka rrëzuar – harroi të përmend depot e municioneve që u hodhën në erë

Një ngasës i mallrave, Austin J McEwen, 26-vjeçar vdiq në tualet, ku shumë punëtorë thuhet se u udhëzuan të strehohen pasi morën mesazhe në celularët e tyre që stuhia po afronte.

Stuart Appelbaum, kryetar i Sindikatës së shitjes me shumicë e pakicë, i cili po përpiqet t’i përfshijë në sindikatë të gjithë punëtorët e kompanisë, Amazon kudo në SHBA, tha se është e “pafalshme” që kompania kërkoi nga punëtorët të paraqiteshin në vend të punës, pavarësisht paralajmërimit për tornado.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *