Lajme

Alqi Bllako dorëzoi mandatin pas kërkesës së SPAK-ut, Kuvendi i Shqipërisë shpall vakancën

Kuvendi ka shpallur vakancës pasi Alqi Bllako ka lënë mandatin e deputetit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka njoftuar deputetët në seancën e sotme se Kuvendi shpall vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.

“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.

Lexo më shumë  Në Shqipëri kilja e domates ka shkuar 400lekë/kg

Ashtu siç kishte paralajmëruar, dje Alqi Bllako ka dorëzuar sot mandatin e deputetit pasi prokuroria e posaçme ka kërkuar arrestimin e tij. Rreth orës 15.00 në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist.

Bllako nuk është paraqitur fizikisht dhe letrën e ka dorëzuar me postë. Mbledhja e këshillit të mandateve, e njoftuar për dje në orën 18:00 u anulua pasi Bllako vendosi që ta lërë vetë mandatin e deputetit për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Lexo më shumë  LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani

Në Kuvend pritet të futet deputeti Pandeli Mjako i cili nuk arriti të fitojë një mandat. Ish-deputeti nuk arriti të thyejë herësin duke qenë i renditur i 19-ti në listën e Qarkut të Tiranës, e për pasojë mbeti jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *