Alpinisti gjen thesarin në mes të borës, përfiton gjysmat e fitimeve
Një alpinist francez i cili ka gjetur një thesar në malin më të lartë të Europës ka përfituar gjysmën e vlerës prej 150,000 eurosh pasi autoritetet nuk mundën të gjenin pronarin e vërtetë.
Gurët e çmuar kishin mbetur të fshehur në një kuti metalike që ndodhej në bordin e një avioni indian që u rrëzua në peizazhin e shkretë rreth 50 vjet më parë.
Alpinisti gjeti smeraldët, rubinët dhe safirët në vitin 2013, dhe tani ai është lejuar të mbajë gjysmën e gurëve, sipas një postimi në Facebook nga këshilli Chamonix-Mont-Blanc.
Ekspertët e gurëve të çmuar e ndanë ngarkesën në mënyrë të barabartë midis alpinistit dhe këshillit lokal, me çdo pjesë të vlerësuar në 75,000 euro, tha një zëdhënës i këshillit.
Këshilli tha se gurët e çmuar po transportoheshin në bordin e një Boeing 707 të Air India, “Kanchenjunga”, i cili u rrëzua në Mont Blanc në vitin 1966, dhe ku mbetën viktima 117 vetë.
Gjatë viteve, alpinistët kanë gjetur në mënyrë rutinore mbetje, bagazhe dhe skelete njerëzore nga dy avionët.
Rruga Press