Sport

Allianz Arena, stadium që sjell mallkim për Barcelonën

Barcelona do të luajë sonte ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, por shumë të rëndëishme për vazhdimësinë e saj në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit kanë fati në dorën e tyre për të shkuar në turin e dytë të garës më të madhe për klube në botë, pasi kanë dy pikë më shumë se Benfica, e cila është e treta.

Një fitore do t’i siguronte atyre të vazhdojnë garën. Por sfida nuk është e lehtë: ata kurrë nuk i kanë mundur gjermanët e Bayern në Mynih.

Klubi katalanas ka vizituar pesë herë stadiumin gjerman, katër vizita në Ligën e Kampionëve dhe një në Ligën e Evropës.

Lexo më shumë  Sinjal i mirë ─ Kosova U19 mposht Turqinë dhe fiton grupin

Në garën më të madhe në kontinent, Barcelona ka një bilanc prej tre humbjesh dhe një barazim.

Skuadra katalanase e di se çfarë do të thotë të mundësh Bayernin, ata e kanë arritur atë dy herë dhe me një rezultat të madh (4-0 dhe 3-0), por të dyja ndeshjet u luajtën në Camp Nou .  Ishte sezoni 08/09 dhe 14/15.

Tani Barcelona është e detyruar të fitojë, ose të shpresojë që Benfica të mos e mposht Dinamo Kievin, nëse nuk dëshiron të vazhdojë të garojë në Ligën e Evropës, garë në të cilin nuk ka marr pjesë që nga viti akademik 2003/2004.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Bayern Munich ka humbur vetëm një herë në shtëpi në Bundesligë në përballjen me Eintracht Frankfurt, me rezultat 1-2.

Janë të vetmet pikë që Bayern ka dhënë në shtëpi. Në Ligën e Kampionëve, ata i ka fituar të gjitha.

Xavi, nuk ka fituar asnjëherë në “Allianz Arena”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *