Bota

AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë në Gaza

Aktualisht në Rafah ndodhen 1.5 milionë palestinezë, shumë të zhvendosur aty në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve të Izraelit.

Organizatat humanitare kanë ngritur në vijimësi shqetësimin në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar, pasi civilët rrinë në radhë për të siguruar pak ujë apo ushqim për familjet e tyre.

Lexo më shumë  IAEA konfirmon dëmtimin e njërit prej centraleve bërthamore në Iran

AlJazeera raporton se katastrofa ka goditur çdo cep të Rripit të Gazës, ndërsa skena të fëmijëve në rrugët e mbushura me rrënoja që përpiqen të gjejnë ushqim për anëtarët e familjes së tyre mund të shihen kudo.

Në pjesën veriore të Gazës, uria ka shkaktuar tashmë vdekjen e të paktën 30 fëmijëve.b.w.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë