Alizoti PARALAJMËRON: PD po shkon drejt çarjes, tensioni është i madh
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti është shprehur se janë pranë përçarjes. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Alizoti tha se në parti është krijuar tension, mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës, duke i ndarë deputetët në dy kampe.
“Tensioni është aq i madh sa je gjithë kohës: O je me mua o nuk je me mua. Dhe po intimidohen të dyja palët. Unë nuk jam me palët sepse nuk jam për krizën. Kriza ka ardhur nga 2 figurat e PD. Kjo gjë nuk më përfshin as mua as grupin parlamentar. Për mua shqetësimi është PD-së është pranë përçarjes, ”- u shpreh deputeti.
Si zgjidhje që demokratët të mos ndahen në dy fronte, Alizoti u shpreh se e gjitha mund të zgjidhet lehtësisht nga të dyja palët, duke theksuar se vetëm Berisha dhe Basha mund të ruajnë rendin.
“Ata qe janë përgjegjës të krizës, konfliktit mund të bëjnë hapin e parë që ta ulin krizën. Sepse pozicionet janë shumë të ashpërsuara, sepse që të dyja palët mendojnë që kanë të drejtë. Këta të dy mund të ruajnë që PD të mos çahet. Pastaj PD ka nevojë për alternativë, ka nevojë për ideologjinë që nuk e ka patur dhe nuk ka. Nuk e definojmë dot PD është e majtë apo është e djathtë. PD duhet të ketë elitat e saj dhe duhet të ketë një garë serioze,”-shtoi më pas ai.
Rruga Press