KryesoreLajme

Aliu: Projektet për pastrimin e shtretërve të lumenjve vazhdojnë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot kanë vizituar lumenjtë në Gjilan, ku aktualisht po realizohet projekti për pastrimin dhe ndreqjen e shtratit të lumit.

Aliu, në një postim në Facebook, ka thënë se ky është vetëm një nga shumë projektet aktive për pastrimin e lumenjve.

Lexo më shumë  Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës distancohen nga gjuha e Isufajt dhe Lumezit ndaj BE-së

“Bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, vizituam lumenjtë në Gjilan, ku aktualisht po realizohet projekti për pastrimin dhe ndreqjen e shtratit të lumit. Ky është vetëm një nga shumë projektet aktive për pastrimin e lumenjve. Angazhimi për të luftuar kundër mbetjeve do të vazhdojë çdo ditë”, shkruan Aliu.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ukraina hap fabrikën e dronëve në Britani, nis procesi i parë i prodhimit