Lajme

Alicia Kearns në Parlamentin Britanik e trajton çështjen drejt, nuk bën as si Macroni e as si Scholtz, as si Escobari e as si Lajçaku, as si opozita në Kosovë

Nga Elvis Hoxha

Alicia Kearns në Parlamentin Britanik e trajton çështjen drejt, nuk bën as si Macroni e as si Scholtz, as si Escobari e as si Lajçaku, as si opozita në Kosovë. Ajo nuk thotë se duhen përsëritur zgjedhjet, por se ato ndikohen nga jashtë:

“Dua të vendosi në kontekst se Kosova nuk është Serbi, por më herët këtë vit, Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve demokratike të mbajtura në komunat veriore të Kosovës. Rezultatin e atyre zgjedhjeve e kemi njohur në Perëndim e tash po kërkojmë sërish zgjedhje, dolën vetëm 3 për qind. Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua. Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura”.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *