Alibeaj i thotë Ramës: Njeriu jot u kap sot me 45 kg kokainë
Replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj. Në kundërpërgjigje Alibeaj tha se njeriu i arrestuar me 45 kg kokainë në Durrës është i Ramës.
Vetë kryeministri replikoi nga karrigia e vet me mikrofon të mbyllur.
Rama: Po me Kievin çfarë pate zonja Tabaku? Ku hynte Kievi në këtë bisedë, ç’lidhje kishte vizita jonë në Kiev me domatet? I kemi ndarë punët, ju te domatet, ne të shkretët aty ku na kërkon detyra.
Enkelejd Alibeaj: Nuk ktheve përgjigje për Kajmakun. E ke mbrojtur ia ke fshehur drejtësisë. Ne do të merremi me domatet, me katunarët tanë të ngratë. Ti merresh me lulet e Kajmakut ku ndodhet kokaina. Edhe sot 45 kg të njeriut tënd u kapën. Po të njeriut tënd. Si ishte puna e non gratave? Bëhu burrë e fol për nongratat e tua. Ta ka thënë DASH edhe shqip edhe anglisht. Madje I mbron dhe bashkon votat me ta. Bëhu burrë e mos I ul poturet para tyre. Ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vetingu për politikën. Ke fuqi ta bësh. Dy i ke në burg dhe lista e pritjes duket që është e gjatë?
40 pako me kokainë u gjetën gjatë kontrollit të një kontejneri me mish pule të ardhur nga Brazili për llogari të një firme në Maqedoninë e Veriut. Deri tani janë 2 të arrestuar për kokainën të gjetur në kontenierin e ngarkuar me mish pule. Personat e arrestuar janë administratori i kompanisë, shtetas i Kosovës dhe një agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani, nga Tirana.
Rruga Press