Ali Ahmetit i dhurohet “Çelësi i Prishtinës”, por mbyll gojën “me çelës” kur pyetet për Artan Grubin (Video)
Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti so ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë ai është mirëpritur nga liderët e partive opozitare dhe Kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Me këtë rast kreut të BDI-së me një ceremoni zyrtare të organizuar nga Komuna e Prishtinës i është dhuruar “Çelësi I Prishtinës” nga kryetari Përparim Rama.
Pas përfundimit të takimit në konferencë për media Ali Ahmeti u pyet nga gazetari i KosovaNeës që ta komentojë futjen në listën e zezë të SHBA-së të bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Artan Grubit.
Megjithë insistimin e gazetarit Ahmeti ka refuzuar të përgjigjet në këtë çështje duke thënë se ai sot është nën komandën e dikujt tjetër. “Unë sot jam nën komandën e dikujt dhe komanda më thotë se ikën prej k’tuhit”
Deri më tani askush nga BDI nuk e ka komentuar futjen në listën e zezë të funksionarit të lartë të kësaj partie nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Prokuroria e Maqedonisë Veriore sot ka njoftuar se ka lëshuar urdhër për arrestimin dhe paraburgosjen e Artan Grubit të cilit ende nuk i dihet vendndodhja.
Rruga Press