BotaKryesore

Alexei Navalny, Britania e Madhe sanksionon krerët e burgjeve ruse pas vdekjes së kritikut të Putinit

Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë shefave të burgjeve ruse në krye të kolonisë penale të Arktikut ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny.

Individëve të sanksionuar do t’u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë në Britani të Madhe.

Udhëheqësit perëndimorë thonë se fajin për vdekjen e Navalny-t e kanë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

“Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny-t nuk duhet të kenë asnjë iluzion – ne do t’i mbajmë ata përgjegjës”,  tha Sekretari i Jashtëm, Lord Cameron.

YouTube player