KryesoreLajme

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Kuçi: Po na jepet mundësia të afrohemi me shumë me NATO-n

Një marrëveshje trilaterale midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për forcimin e bashkëpunimit ushtarak, është nënshkruar të martën në Tiranë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi thotë për KosovaPress se kjo marrëveshje është arritur në koordinim me NATO-n dhe sipas tij, Kosovës – përmes Shqipërisë dhe Kroacisë – po i ofrohet mundësia që të afrohet sa më shumë me aleancën veri-atlantike.

Madje siç thotë ai, “me këtë marrëveshje ushtarake, Serbia dhe Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, izolohen.

“Kjo [marrëveshje] është bërë me miratimin e NATO-s, sepse Shqipëria dhe Kroacia nuk do të kishin të drejtë të nënshkruanin një marrëveshje të tillë pa miratimin e NATO, jashtë vendeve anëtare të NATO. Andaj mund të themi se NATO-ja, Shqipëria dhe Kroacia ja kanë ofruar Kosovës një mundësi të artë që të afrohet sa më shumë me NATO-n, të rrisë sigurinë e saj edhe por të rrisë edhe sigurinë e rajonit”.

Lexo më shumë  I dërguari i BE-së për dialogun viziton Kosovën, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

“Me marrëveshjen e tanishme që ka ndodhur me këtë deklaratë nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia për çështje ushtarake, atëherë deri në një masë Serbia dhe Republika Serbe izolohen, ku atyre ose ju ofrohet mundësia për paqe dhe për zhvillim drejt strukturave euroatlantike, ose do të mbeten të izolohen në këtë mënyrë që të mbeten të vetmuara dhe nuk mund të kërcënojnë asnjë vend që është pjesë e NATO apo ka marrëveshje me vendet anëtare të NATO-s”, tha ai.

Marrëveshja u nënshkrua të martën nga ministrat e mbrojtjes së tri shteteve.

Kjo ujdi u tha që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

Ky memorandum i nënshkruar ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimim ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

YouTube player