Bota

Aleanca Rusi-Kinë teston seriozisht Shtetet e Bashkuara

Vizita shtetërore e liderit kinez, Xi Jinping, këtë javë te miku i tij, presidenti Vladimir Putin, erdhi në një moment kritik të luftës së moçme të Rusisë në Ukrainë dhe të shfaqjes së Pekinit si një fuqi e madhe, ndikimi i së cilës tani shtrihet shumë përtej Azisë

Teksa dy autokratë shkëmbenin mendimet në për një festë me mish thëllëze, mish dreri, salmon të bardhë siberian dhe sherbet, Kina dhe Rusia dukej se ngjallnin kompaktin antiperëndimor që SHBA-ja i frikësohej prej kohësh.

Vizita shtetërore e liderit kinez, Xi Jinping, këtë javë te miku i tij, presidenti Vladimir Putin, erdhi në një moment kritik të luftës së moçme të Rusisë në Ukrainë dhe të shfaqjes së Pekinit si një fuqi e madhe, ndikimi i së cilës tani shtrihet shumë përtej Azisë, analizon televizioni amerikan, CNN.

E gjithë vizita është shquar me prizëm të antagonizmit të ndërsjellë të të dy vendeve ndaj Shteteve të Bashkuara. Dhe në çdo hap, Washingtoni, duke shikuar ashpër nga ana tjetër, përbuzte idenë e Kinës si një paqebërës në Ukrainë, duke akuzuar Xinë se i ofronte mbulesë diplomatike një lideri rus, i cili sapo u akuzua për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Por nëse Kina dhe Rusia kanë krijuar me të vërtetë atë lloj fronti të bashkuar anti-SHBA, të cilit prej kohësh i frikësoheshin profesionistët e politikës së jashtme të Washingtonit, ai duket e dyshimtë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Prapëseprapë, Shtetet e Bashkuara tani kanë një sfidë serioze të politikës së jashtme në duart e tyre. Shtetet e Bashkuara po përgatiten njëkohësisht për atë që shumë ekspertë paralajmërojnë se mund të shndërrohet në një Luftë të Ftohtë me Kinën dhe të zhvillojë një luftë me përfaqësues në Ukrainë me armikun e saj në versionin e shekullit të 20-të të asaj përballje. Dhe Kina dhe Rusia, së bashku, kanë më shumë kapacitet për të frustruar qëllimet amerikane në Ukrainë dhe gjetkë.

Xi dhe Putin janë të bashkuar në një prioritet thelbësor të politikës së jashtme – diskreditimin dhe madje çmontimin e një rendi botëror që ata besojnë se është ndërtuar mbi hipokrizinë perëndimore dhe u mohon atyre respektin e duhur si fuqi të mëdha globale, shkruan CNN

Kjo pakënaqësi është ngjallur në mendjen e Putinit që kur u shemb Bashkimi Sovjetik dhe ai është përpjekur për vite të tëra të riformojë sistemin ndërkombëtar. Por sipas strategjisë së sigurisë kombëtare të Bidenit, Kina është konkurrentja e vetme e SHBA-së me “fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike” për të riformuar atë rend.

Thellimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe Rusisë erdhi kryesisht për shkak të interesit të tyre të ndërsjellë për të sfiduar ndikimin global të SHBA-së, i tha të martën Christiane Amanpourit të CNN, John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Aty ku ata kryqëzohen është shtytja ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ndikimit tonë në mbarë botën”, tha Kirby. “Aty ku kryqëzohen është shtytja e kësaj gjëje që ne e quajmë rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla. Gjë që unë e di se tingëllon disi si një term i çuditshëm, por në thelb është sundimi i ligjit dhe parimet themelore të kartës së OKB-së, me të cilat kombet në mbarë botën supozohet të respektojnë. Dhe ata po kundërshtojnë këtë”.

Vërejtjet e Kirbyt vijnë ndërsa udhëheqësi kinez dhe presidenti rus krijojnë lidhje më të ngushta në Moskë në një shfaqje uniteti që ka rritur shqetësimet perëndimore se Pekini do të sigurojë mbulim për luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Ata do të donin të ndryshonin rregullat e lojës”, tha Kirby. “Ata shohin një mik të dobishëm te njëri-tjetri. Por kjo është ajo që ata po bëjnë. Ata në thelb po përpiqen të përdorin njëri-tjetrin këtu për të sfiduar udhëheqjen e SHBA-së dhe Perëndimin – veçanërisht në Evropë – por edhe diku tjetër përreth”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *