Lajme

Albulena Haxhiu me 3 deputetë takojnë disa prej krerëve të UÇK-së në Hagë

Një delegacion i përbashkët i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Hagë ku kanë zhvilluar takime me disa prej ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po ballafaqohen me akuza për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Adnan Rrustemi përmes një postimi në Facebook ka treguar për takimet që të tre deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë pasur me disa prej të të arrestuarve.

Lexo më shumë  Kosova investon në konkurrueshmëri dhe konektivitet me mbështetjen e Bankës Botërore

“Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn”, ka shkruar Rrustemi.

Rrustemi nuk ka dhënë detaje se pse nuk janë takuar edhe të tjerët, si ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Rrustemi ka shkruar se në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesa, trajtime dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën.

Ky delegacion nga institucionet e Kosovës ka udhëtuar drejt Hagës për t’i takuar disa nga ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *