KryesoreOpinion/Aktualitet

Albini ka fituar, çdo herë që Ramën e ka refuzuar

Shkruan Andi Bushati

Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogun e pafrytshëm me Serbinë dhe t’i premtojë BE-së se do të plotësojë në mënyrë unilaterale të gjitha obligimet e marëveshjes së normalizimit, për të rifituar besimin e Brukselit.

Po ç’do të thotë kjo në një gjuhë të thjeshtëzuar dhe me një shembull konkret?

Një gjë e tillë nënkupton që përshembull Prishtina të themelojë asocacionin (që Rama e do aq shumë dhe për të cilin ka propozuar dhe një draft sekret) pa marrë në këmbim njohjen “de fakto” që nënkupton marrëveshja 11 pikshe e Brukselit.

Pyetja që shtrohet është: Po sikur Albin Kurti të vendoste ta dëgjonte vellain e vet te madh, ç’do të ndodhte?

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, mbajnë seancë të përbashkët

Çfarë rreziku ka nëse ai pranon asociacionin pa negociata dhe pranimin e plotë të marrëveshjes, a do të kujtohej më dikush për pikat e tjera që prezumojnë njohjen “de facto” të Kosovës dhe të cilat Vuçiç refuzon ti nënshkruajë? Po nëse pranonte propozimin për ti zbatuar unilateralisht të gjitha pikat e marëveshjes të Brukselit edhe nëse Serbia bënte në vend numëro, a do të kishte më qeveria e Prishtinës fuqi negociuese?

Dilema si këto kanë lindur sa herë kryeministri shqiptar ka hedhur ndonjë ide apo ka bërë ndonjë propozim.

Çdo të ndodhte nëse Albin Kurti pranonte se rrëmbimi i tre policëve nuk u bë brenda kufirit tëKosovës? Po nëse nuk e denonconte refuzimin e Vuçiçit për ti vënë sanksione Putinit? Po nëse e hante shantazhin se Kosovës do ti pezullohej liberalizimi i vizave? Po nëse e dëgjonte Ramën për të nxjerrë Oso Kukat nga komunat dhe serbët e zgjasinin krizën duke e vazhduar bojkotimin e zgjedhjeve siç dëshmuan më pas?

Lexo më shumë  Bie propaganda e Ramës për “rritjen” e pagës mesatare, Shqipëria e fundit në rajon

Po nëse pranonte marrjen e veriut nën kontrollin e KFOR-it duke e konsideruar si tokë të askujt?

Po nëse nëse dëgjonte sygjerimin për tu sjellë si lake i bindur i ndërkombëtarëve, a do të të ishte e mundur shtrirja e sovranitetit në Veri që e ka konstatuar tashmë Grupi Ndërkombëtar i Krizave edhe gazeta Le Monde?

Konkluzioni: Albini ka dalë i fituar çdo herë që Ramën e ka refuzuar.

YouTube player