Lajme

Albin Kurti tregon bisedën me Vuçiçin: U zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë me publicistin e Washington Post, Jason Rezaian, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, dialogun, një moment zemërimi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe situatën me minoritetet në Kosovë e Serbi.

Në këtë bisedë, kryeministri i vendit, ka thënë se është duke bërë përpjekje për de-përshkallëzimin e situatës me Serbinë, por sipas tij, ato përpjekje s’kanë pasur rezultat.

Ai tha se në qendër të tensionit është mosgatishmëria e vazhdueshme e Serbisë për ta njohur Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. 

Lexo më shumë  Sallahu: Masa e përkohshme ndalon përmbysjen e rendit kushtetues

“Nuk mund ta njoh Serbinë që nuk më njeh mua. Pra duhet njohje reciproke dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në këtë dialog”, është shprehur Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka ndarë një moment, që sipas tij, presidenti serb është zemëruar nga fjalët e tij.

Në deklaratë e paqes dhe mossulmimit e propozuar nga Kosova në vitin 2021 u refuzua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, bashkë me një plan për të mbrojtur reciprokisht të drejtat e pakicave brenda vendeve tona. Në vend të kësaj, autoritetet serbe filluan t’i heqin shqiptarët në Serbinë jugore nga listat e votuesve”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

“Presidenti Vuçiç tha se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, më tha Kurti.

Ai shtoi, disi në mënyrë sarkastike: “Unë thashë, ‘Atëherë le të shohim se si i trajton Serbia minoritetet dhe unë mund ta përsëris modelin në Kosovë.” Dhe pastaj ai u zemërua shumë sepse thashë, “Ta bëjmë këtë gjë reciprokisht’”, i ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *