Albin Kurti: Tentakulat e Carit në Ballkan. Kosova është akoma në rrezik
“Kosova është akoma në rrezik”, këto janë fjalët e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në një intervistë të dhënë sot për të përditshmen italiane La Republica me titull “Tentakulat e Carit në Ballkan”, ku shprehet i prokupuar për pasojat që kjo luftë mund të ketë në gjeopolitikën e Ballkanit.
Serbia është një kukull e Rusisë, e Vucic flirton me Putin.
“Bashkimi Sovjetik është transformuar në një oktapod, me Federatën Ruse në qëndër e tentakulat e tij në Donbass, Krimea, Transnistria… Ish Jugosllavia është një oktapod i vogël, me Serbinë në qëndër, entitetin serb në Bosnjë, entitetin serb në Mal të Zi, e nuk njeh pavarësinë e Kosovës…” deklaron Kurti ndaj pyetjes së gazetarit italian; “Nëse Serbia është si Rusia”?
“Putin, thotë KM i Kosovës kërkon një Jaltë të re, ndjehet si Stalin e sheh Biden si Roosvelt, por nuk do Churchill ndër këmbë. Putin kërkon të rishkruaj historinë e mendon se është në lartësinë e duhur.”
Kryeministri i Kosovës shprehet i preokupuar se Rusia nuk do majftohet me Ukrainën e do kërkoj të zgjeroj aksionin e saj ushtarak.
“Lufta në Rusi ku nuk po arrin për Putin rezultatet e duhur në Ukrainë, është shprehur Kurti, e nuk do i mjaftoj por do të kërkoj ta zgjeroj, e prandaj jemi të preokupuar. Ballkani Perëndimor është një rajon ku ai mund të kërkoj ta bëj këtë e mund të përdor armët kimike si në Siri.”
“Në këtë rajon, thotë Albin Kurti, ndodhen tre vende Shqipëria, Mali i Zi, e Maqedonia e Veritu, anëtare të Nato-s, si dhe Kosova ime, që dhe pse nuk është vend i Natos, ka në territorin e saj trupat e misionit të paqes KFOR.”
Kryeministri i Kosovës, duke folur për Serbinë thotë se “është një kukull në duart e Rusisë.”
“Serbia kërkon paratë europiane, e armët ruse. Gazin rus e merr me një çmim shumë të lirë, por në të vërtetë të shtrenjtë shumë; duke u bërë kukull e Kremlinit.”
Kryeministri i Kosovës, shprehet i preokupuar mbi atë c’ka mund të ndodh në të ardhmen,
“Vuçiç është takuar 19 herë me Putin, thotë ai. Hera e fundit ka qënë më 25 nëntorin e shkuar, i foli “për standartet e dyfishta e hipokrizinë ndërkombëtare” e tregoi për Kosovën e Veriut.
“Gazpromi, thotë Kurti ka 56% të industrisë petroliere serbe e ka 5% të magazinimit të madh në Volvodina, Lukoil. Hekurrudhat ruse, Banka Vtb, Rostaom, Roscosmos e Sherbank, janë aty; është hardëare i pranisë Rusisë në Serbi. E Vucic është software.”
Kryeministri i Kosovës shprehet i preokupuar për rritjen e shpenzimeve ushtarake në Serbi.
“Serbët, deklaron ai, shpenzojnë 2.9% të PPB, në forcat e armatosura, e kanë rritur buxhetin ushtarak me 70% nga 2015 në 2021. Në 2012 para Vucic Serbia ksihte dy programe ushtarake të përbashkëta me Rusinë, në 2016 arritën në 50 e një vit më parë shkuan në 100 (programe ushtarake të përbashkëta me Rusinë). Serbia ka 40 Mig, 8 prej tyre të dhuruar nga Bjellorusia e 6 nga Rusia, Ka 30 tanke 172, e 30 të tjerë të blinduar, si dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore.”
“Qëndra e Sputnik në Ballkan është Beogradi e 160 kilometra nga Prishtina ndodhet “Qëndra humanitare” ruse; janë zemra e luftës hibride në Ballkanin Perëndimor e sic e kemi parë, nuk ka zëvendësuar luftën por është përgatitja e saj.”
Mbi procesin e luftëtarëve të UCK në Hagë. Albin Kurti komenton se “Është e pabesueshme të kenë në burg politikanë të lartë të Kosovës që luftuan për lirinë ndërsa Vuçiç, ministër i Millosheviçit, flirton me Putin. Është një paradoks Europian.”
Rruga Press