BallinaLajme

Albin ​Kurti pas takimit me Osmanin: Zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se nuk kanë diskutuar për një datë konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se kjo gjë duhet të përcaktohet pa humbur kohë.

“Ne nuk kemi folur për një datë konkrete, vetëm kemi shprehur interesimin tonë që të jetë sa më e hershme data e zgjedhjeve në harkun e caktuar kohor, por që varet nga dita se kur vjen aktgjykimi i plotë nga Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Lexo më shumë  Murati: LDK ka bërë manipulim të votave me postë në shkallë industriale, deri më tani nuk kemi parë ndonjë veprim nga prokuroria

Ai tha se popullit të Kosovës i duhet një qeveri legjitime për të nxjerrë vendin nga kriza e shumëfishtë.

“Pra, neve na duhet që ta marrim njëherë aktgjykimin e plotë Gjykatës Kushtetuese dhe varet nga data kur vjen ai aktgjykim i plotë si palë që jemi në këtë çështje, e cila tashmë është zgjidhur, por nuk e ka përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm dhe pas kësaj do të mund të shpallet data e zgjedhjeve, nga u.d e presidentes në një hark të caktuar kohor siç e parasheh Kushtetuta mirëpo në atë hark kohor në datën e cila është sa më herët e mundshme jemi të interesuar që të mbajnë zgjedhjet e reja të parakohshme në Republikën e Kosovës meqenëse kemi humbur kohë dhe na nevojitet të ecim sa më shpejtë që duke u kthyer te populli si burim i sovranitetit, të restaurojmë legjitimitetin e institucioneve dhe të kemi qeveri të re e kompetente, e cila e nxjerrë Kosovën nga kriza e shumëfishtë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Ish-Kryeministri shtoi se zgjedhjet janë të domosdoshme dhe të pashmangshme, pas njoftimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Rruga Press

YouTube player