Albin Kurti nuk ka bë asgjë më shumë sesa në fytyrë ua ka përplasur të vërtetën që ata nuk duan ta dëgjojnë. Veç nëse ndjehen të ofenduar nga faktet!
Nga Xhevdet Pozhari
– I akuzoi se e kanë lënë veriun në mëshirë të fatit! Fakt. Aksionet atje dëshmuan se kjo pjesë vitale e vendit vlonte nga kr*imi dhe kontrabanda.
– I akuzoi për pranimin e Asociacionit. Fakt. Sot e bartim rreth qafës si dënim të shqiptuar.
– I akuzoi për themelimin e Gjykatës Speciale. Fakt. Sot krejt ankohen për padrejtësitë që derivojnë nga vendimet e saj.
– I ftoi që ta bllokojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. Fakt. Të tjerët në mungesë të guximit, abstenuan.
– I akuzoi që u pasuruan nga politika. Fakt. Sot ka ish pushtetarë që bëjnë jetë luksi pa pasur një vend pune.
– I akuzoi se LDK manipuloi me votat me zarf të diasporës. Fakt. Këto akuza i bënë edhe akterë të tjerë brenda kësaj partie.
– I akuzoi se disa kandidatë janë veç fasadë e vendimmarrësve të vërtetë. Fakt. Sot kemi veç parti opozitare rajonale dhe kandidat për KM që i ka humbur zgjedhjet në Komunën e tij.
– E akuzoi oligarkinë. Fakt. Ata çdo ditë të fushatës luftuan me të gjitha mjetet kundër tij.
– U bënë bashkë për ta mposhtur. Dështuan. Fakt. Populli i renditi shumë larg të parit.
Sot po i fton si fitues, duke ua njohur të gjitha të metat, pikërisht pse votuesit vendosën ashtu. Shkurt, po e respekton ligjin dhe vullnetin e sovranit, e jo kundërshtarin.
Albin Kurti nuk ka bë asgjë më shumë sesa në fytyrë ua ka përplasur të vërtetën që ata nuk duan ta dëgjojnë. Veç nëse ndjehen të ofenduar nga faktet!
Rruga Press