Alban Hyseni takohet me ministrin Çeku: Kemi përgjegjësi që sa më shpejt t’i kryejmë punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan
Stadiumi i qytetit në Gjilan ka vite që ka filluar rinovimin, por ende pa ardhur në fazën finale.
Për çështjen e stadiumit janë takuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Hyseni dhe Çeku temë diskutimi kanë pasur punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
I pari i Komunës së Gjilanit dhe ai i MKRS-së kanë thënë se kanë përgjegjësi që sa më shpejtë t’i kryejnë punimet në këtë stadium.
“Dje, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, zhvilluam një takim të frytshëm me temë diskutimi rreth stadiumit të qytetit”.
“Punimet e këtij projekti, problematikë e trashëguar, bashkë me MKRS-në e kemi përgjegjësi për t’i kryer sa më shpejt që është e mundur, e sportistëve tanë t’iu krijohen kushte sa më moderne”, ka thënë kryetari Hyseni.
Futbolli kosovar po rikthehet në aksion pas një pauze rreth dy muaj, ndërsa Drita dhe Prishtina do të vazhdojnë të luajnë në këtë stadium edhe pse në të po vazhdojnë punimet.
Rruga Press