Lajme

Alastair King-Smith përfundon mandatin, ja kush emërohet Ambasador i ri britanik në Shqipëri

Ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, i ka mbaruar mandati.

Në vend të tij është emëruar Nick Abbott, i cili vjen në Shqipëri në shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se Abbott ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.

Lexo më shumë  Me heqjen e masave Kosova përfiton 205 mln euro nga BE-ja në fund të janarit

“l Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri.

Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024.

Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, njofton Ambasada britanike.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%