Alarmi te PSG, buxheti i pagave të skuadrës kap shifra “alarmante”
Në Francë tashmë është PSG në njërën anë dhe të tjerët në anën tjetër, dy botë të ndryshme në futboll.
E thënë kjo pasi “L’Equipe” ka zbuluar buxhetin e pagave të klubeve elitare të Francës dhe nga ajo që rezulton është fakti se PSG me pagat e lojtarëve pothuajse arrin gjysmën e të gjithë parave që paguhen nga klubet e Ligue 1.
Më konkretisht, buxheti i pagave të parizienëve është 629 mln euro, një shifër monstruoze. Pra vetëm për lojtarët e ekipit, PSG shpenzon 629 mln euro prej këtyre, 136 mln Euro në vit janë taksa.
Në një krahasim më të thjeshtë për të kuptuar diferencat, buxheti i PSG-së është sa 37% e pagave të të gjithë skuadrave në Ligue 1 ku në total janë 1.73 miliardë euro e prej këtyre, 629 mln Euro i paguan ose janë vetëm para të PSG-së për lojtarët dhe stafin.
Sigurisht që efekti Messi, Ramos e Mbappe kanë efekt pasi në sezonin 2018/2019 buxheti i pagave të PSG-së ishte 370 mln euro, një vit më pas 414 mln euro, 585 mln Euro për të ardhur tani në 629 mln Euro.
Në Francë gjithsesi nuk ka probleme por gjithnjë bëhet një pyetje për Fair Play Financiar të cilin PSG nuk duket se e respekton me shifra të tilla vetëm për pagat.
Rruga Press