Lajme

ALARMI/ Si shpërndahen antibiotikët pa recetë në Lushnje

Në vijim, do të drejtohemi në Lushnje, e konsideruar si kryeqendra jonë e bujqësisë dhe blegtorisë. Në farmacinë e parë, fermeri kërkon barna për 30 gjela deti pa paraqitur asnjë recetë.

Farmacistja-Atëherë, 30 një ditë 30 ditën tjetër. Ose…Të plotë kokrrën? Të plotë, por mund të bësh dhe gjënë tjetër, të bësh ata që bëjnë ashtu, mos ti bësh të gjithë. Dhe i bën edhe 3-4 ditë nëse i veçon. E mira është t’ja japësh esëll, dhe shtrydhe nëse kanë qurre nga hundët. Në rregull. Dy ditë dhe tre ditë ata që janë. Një tablet një kre. Të paktën sëmundja të frenohet aty.

Lexo më shumë  Pas shpërthimi në Ibër-Lepenc, Buzhala me reagim skandaloz, Xhymshiti: Buzhala është aty për ta minimizuar e mjegulluar rolin e Serbisë

Ajo që i ofrohet nga farmacisti janë tabletat e verdha topantivit. Të njëjtat që gjetëm dhe në farmaci të tjerë dhe nga analizat në Itali rezultuan se kanë dimetritazol dhe furazolidon, lëndë kancerogjene.

Aty fermeri kërkon edhe medikamente për bletët. Farmacisti i jep disa tableta pa etiketë. Ato, nuk dihen çfarë janë dhe nuk ka asnjë mundësi verifikimi nëse janë në regjistrin zyrtar pasi mungon etiketa. Fermeri i drejtohet farmacisë së dytë në Lushnje aty pranë. Fermeri-Dua një ilaç për gjirin e lopës. Më është prishur gjiri lopës, një gjilpërë a çfarë i bëhet asaj? Mastik? Jo jo, gjiri lopës më është prishur.

Lexo më shumë  FSK-ja drejt përmbylljes së fazës së parafundit për t’u bërë ushtri

Farmacistja- Epo të është prishur nga jashtë apo…?
Fermeri-Jo jo, brenda, qumështi. Është prishur qumështi? Si e do, një…? Një një…
Edhe këtu, farmacisti nuk i jep asnjë këshillë blerësit për mbetjet antibiotike. Për një periudhë ai duhet të pezullojë shitjen e qumështit apo mishit. Fermeri, nuk ia ka idenë e këtij parametri sigurie. Kjo do të thotë, se mbetjet antibiotike përfundojnë te konsumatori. “Është përgjegjësi shumë e madhe që veterineri të jape medikamente për kafshët pa bërë vizita mjekësore. Nuk mundet që shitësi të bëjë dhe rolin e vlerësuesit të shëndetit, duhen ndarë” u shpreh Dritan Laçi, Profesor i Mjekësisë Veterinare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *