Lajme

Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës, reagon policia pas kontrolleve

Policia e Kosovës ka deklaruar se alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës ka rezultuar i rremë.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se pas kontrolleve të kryera rezulton se alarmi ishte i pavërtetë dhe kishte “qëllime të caktuara”, por pa dhënë më shumë detaje.

Sipas policisë është bërë kontrolli i imtësishëm i godinës por nuk është gjetur asgjë.

Lexo më shumë  Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara në Facebook.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte alarm i rrejshëm “me qëllime të caktuara”. Sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *