Bota

Alarmi: 23 milionë afganë nën kthetrat e urisë, muajt e ardhshëm do të jenë katastrofikë

Afganistani është një vend që ka filluar të ndjejë frikën e vërtetë të urisë. Moti po kthehet, nga ngrohtësia e fillimit të vjeshtës në një të ftohtë të fortë. Disa zona raportojnë thatësirë, e cila shton ndjenjën e katastrofës në rritje.

Në Maidan Wardak, 50 milje në perëndim të Kabulit, një turmë prej disa qindra burrash ishte mbledhur me shpresën për të marrë miell nga një pikë zyrtare e shpërndarjes. Mielli u sigurua nga Programi Botëror i Ushqimit.

“Dimri thuajse ka ardhur,” tha një plak. “Nuk e di se si do ta kaloj atë nëse nuk mund të bëj bukë”.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Programi Botëror i Ushqimit përballet me nevojën për të rritur furnizimet në Afganistan për të ndihmuar më shumë se 22 milionë njerëz.

Nëse moti është aq i keq sa ekspertët parashikojnë këtë dimër, pritshmëria është që një numër i madh i njerëzve do të kërcënohen nga uria në masë.

BBC foli me drejtorin ekzekutiv të ËFP, David Beasley, kur ai bëri një vizitë në Kabul të dielën.

Analiza e tij për situatën ishte alarmante.

Lexo më shumë  Shpenzimet e NATO-s për mbrojtjen arrijnë rekordin prej 1.4 trilion dollarësh

“Është aq keq sa nuk mund ta imagjinoni,” tha zoti Beasley. “Në fakt, ne tani po shikojmë krizën më të keqe humanitare në Tokë.

“Nëntëdhjetë e pesë për qind e njerëzve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe tani po shohim 23 milionë njerëz që marshojnë drejt urisë”, shtoi ai. “Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë katastrofikë. Do të jetë ferr në Tokë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *