Alarm në Durrës, ngordhin 500 000 pula, dyshohet për grip shpendësh
Gripi i shpendëve dyshohet se ka prekur pularitë e mëdha në Durrës. Më shumë se 500 mijë pula kanë ndodhur ditët e fundit, duke shkaktuar panik për përhapjen e gripit të shpendëve.
Tre prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat, raporton Abc News.
Deri tani analizat thonë se kemi të bëjmë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.
Disa ditë më parë ka qenë i ftuar në ABC Live Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi i cili ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke.
Thanasi tha se deri më 10 mars te ne nuk ishte konfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë.
Por në rast se do të ndodhte ai tha se jemi të rrezikuar dhe se banorët duhet që të bëjnë kujdes.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund të shikojnë në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.
Rruga Press