Bota

Alarm ajror në të gjithë Ukrainën

Mbrëmjen e djeshme në të gjithë Ukrainën janë dëgjuar sinjalet e alarmit ajror.

Siç raporton faqja e lajmeve ukrainase 24tv, ka  pasur raportime për shpërthime nga qyteti i Zaporizhias në juglindje të vendit, si dhe nga qyteti qendror i Ukrainës, Dnipro.

Nisja e alarmit ajror fillimisht ishte e paqartë.

Në jug të vendit megjithë përpjekjet, forcat e Vladimir Putinit nuk kanë arritur të rrimarin pozicionet e humbura në rajonin e Cherson.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Në rajonin e Detit të Zi e cila është pushtuar në ditët e para të luftës, ukrainasit filluan së fundmi një ofensivë të kufizuar dhe kanë rimarrë disa qytete.

Megjithatë deri më tani, këto përfitime territoriale nuk kanë qënë të një rëndësie strategjike.

Sulme kishte dhe në qarkun administrativ Zhytomyr në qendër të vendit.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti raportoi 24 sulme me raketa ruse në poste dhe infrastrukturë ushtarake, raporton gazeta Kyiv Independant.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Ka pasur gjithashtu sulme në Slovjansk-Kramatorsk-Kostjantynivka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *